Sport

Vetëm katër lojtarë nuk preken, Barcelona nxjerr në shitje të gjithë futbollistët

16 Gusht 2020, 15:27 Nga DOSJA
Vetëm katër lojtarë nuk preken, Barcelona nxjerr në shitje

SPANJË-Te Barcelona po përgatiten për një revolucion të vërtetë. Pas humbjes 8-2 kundër Bayern Munich,presidenti Bartomeu po mendon për një ndryshim rrënjësor. I pari që do të lirohet nga detyra është trajneri Setien, me Mauricio Pochettinon favorit për ta zëvendësuar atë, edhe pse Ronald Koeman dhe Max Allegri janë në garë për këtë post.

Bartomeu ka përgatitur edhe listën e largimeve ku vetëm katër lojtarë janë të paprekshëm.Marc-Andre ter Stegen, Clement Lenglet, Frankie De Jong dhe Lionel Messi.Ndërkohë që prej kohësh drejtuesit po përpiqen të shesin me çmime të mira Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Rafinha dhe Arturo Vidal.

Por Bartomeu tani e ka shtuar listën me lojtarë të padëshiruar në klub. Jordi Alba, Sergio Busquets, Luis Suarez dhe Gerard Pique – i cili tha se është i parë që pranon të largohet nëse nevojitet gjak i ri në skuadër – janë nxjerrë në shitje po ashtu.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona bartomeu messi barcelona bartomeu messi

Sondazh

Poll