Aktualitet

Pala greke “lëshoi pe”, Xhaçka: Kakavija do qëndrojë hapur për të kaluar 1000 udhëtarët e fundit

16 Gusht 2020, 20:53 Nga DOSJA
Pala greke “lëshoi pe”, Xhaçka: Kakavija do

TIRANË -Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka konfirmuar lajmin, se dogana e Kakavijës do të qëndrojë e hapur edhe gjatë natës. Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan, Kakavija do të qëndrojë hapur, për të bërë të mundur kalimin e 1000 udhëtarëve të fundit.

Më tej ajo shton, se duke nisur që nga nesër, kalimi në Kakavijë do të kryhet përmes regjimit të ri të masave.

Postimi i Xhaçkës

Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19.

Policia Kufitare Shqiptare dhe ajo greke gjetën dakordësi, për mbajtjen hapur të kufirit edhe pas orës 22:00. Drejtori i Kufirit të Janinës, Fotis Dijis dhe drejtoi i Policisë Kufitare greke, Thomas Betsis, dhanë dakordësinë, se puna do të vijojë edhe gjatë natës, në mënyrë që të kalojnë të gjithë udhëtarët që ndodhen në radhë. Ndërkohë policia shqiptare ka vendosur postblloqe në Jorgucat, për të kthyer mbrapsh të gjithë shqiptarët që shkojnë drejt Kakavijës dhe nuk kanë me vete certifikatën e COVID-19.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olta xhacka pika kufitare e kakavijes olta xhacka pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll