Kajmaku, hetim për pastrim parash/ Krimi ekonomiko-financiar ka bërë verifikimet për ish-kryebashkiakun e Vorës
16 Gusht 2020, 20:45Nga DOSJA
VORË– Nuk kanë të sosur telashet për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Pa kaluar shumë kohë nga lehtësimi i masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje për shkaqe shëndetësore, policia kërkon hetimin e tij për dyshimet se ka pastruar para. Verifikimet sipas burimeve të Top Channel-it janë kryer nga krimi ekonomiko-financiar, pranë Policisë së Shtetit, që është e njëjta polici, e cila nuk gjeti asnjë gjurmë të Kajmakut kur ai kërkohej, derisa ai u vetëdorëzua.
Burimet policore tregojnë për Top Channel-in se verifikimet pasurore ndaj Kajmakut janë kryer në bashkëpunim me seksionin kundër pastrimit të parave, pasi siç sqarohet dyshohet për transaksione të larta dhe që duhen rikontrolluar nga hetimi i akuzës. Dyshohet se Kajmaku dhe bashkëshortja disponojnë llogari bankare në vlerën e rreth 103 milionë lekëve dhe rreth 192 mijë euro të akulumuara nga depozitimet cash dhe burime të vetëdeklaruara nga biznesi që dyshohen të pajustifikuara nga fitimet e aktivitetit tregtar.
Nga informacioni i administruar nga ILDKPI-ja shtoi i njëjti burim policor, ish-kryetari i bashkisë ka deklaruar të ardhurat si subjekt i ligjit, të ardhura nga shitja e koutave të blera nga familjari, burimi financiar i të cilave është i panjohur sipas dokumentacionit. Kajmaku përfundoi i pandehur për falsifikim dokumentesh, ndërsa më herët KQZ-ja i kishte ndërprerë mandatin , pas denoncimeve të PD-së për fshehje të të shkuarës në Greqi, ku rezultonte i arrestuar për përdorim të monedhave false. Pala greke njoftoi Shqipërinë se Gjykata e Apelit në Janinë e kishte shpallur të pafajshëm. Ndërkohë që dënimin e shkallës së parë e kishte marrë nën emrin Jorgo Toto, por nuk e kishte deklaruar në formularët e vetëdeklarimit. Pas shpalljes në kërkim, ish-kryebashkiaku u është shmangur deklaratave publike dhe pas vetëdorëzimit, avokati i tij u shpreh për Top Channel se Kajmaku do flasë në një moment të dytë.
VLORË– Aksi Orikum-Vlorë ka paraqitur trafik të rënduar mbrëmjen e sotme. Kthimi i pushuesve që kanë kaluar fundjavën në plazhet e jugur, ka bërë që ...
TEPELENË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Levan-Tepelenë....
ELBASAN– Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të stadiumit ‘Elbasan Aren...
KAKVIJË -Që prej pasdites së sotme puna në doganën e Kakavijës vijon normalisht. Pak orë më parë, policia kufitare shqiptare komunikoi me palën greke, për ...
KAKAVIJË -Me mijëra persona e kaluan të shtunën në një garë rraskapitëse me kohën, në radhët kilometrike të krijuara përpara doganës së Kakavijës prej katë...
BERAT-Drejtori i Policisë së Beratit, Neritan Nallbati është prekur nga COVID-19. Ai është izoluar së bashku me bashkëshorten e tij në banesë, e cila po ashtu k...
ELBASAN– Një tunel që përdorej për rritjen dhe kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar në Elbasan. Mësohet se tuneli, i cili ishte i pajisur edhe me ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Anterio Kaloshit, të shumëkërkuarit për masakrën e Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Lat...
KAKAVIJË- Situata në pikën kufitare të Kakavijë vijon të jetë e normalizuar dhe radha e makinave aktualisht është 800m . Ndërkohë së fundmi mësohet se pal...