Aktualitet

Makthit po i vjen fundi/ Qytetari në Kakavijë: Mbrëmë thashë do derdhim gjak…këtu më solli mamaja, varrosa nënën time

16 Gusht 2020, 17:12 Nga DOSJA
Makthit po i vjen fundi/ Qytetari në Kakavijë: Mbrëmë

KAKAVIJË– Një qytetar, e ka krahasuar pritjen në radhë në piëkn e kalimit kufitar në Kakavijë, me torturat e Hitlerit. I ndodhur tashmë pranë kufirit dhe teksa flet për vuajtjet që ka kaluar, shprehet se në Shqipëri e ka sjellë vdekja e nënës së tij dhe se ka mbetur pa fjalë nga kjo pritje.

Nuk dimë si ta shprehim, këtë radhë që kaluam është më keq se torturat që bënte Hitleri, gjynah që në 2020 të bëhen gjëra të tilla. As nuk e menduam të kthehemi në shtëpi, mora në telefon stacionin grek. U thashë do derdhim gjak, erdha për të varrosur mamanë, s’mund ta mbyllë kufirin, paguaj taksat në Shqipëri dhe Greqi, minoritar jam nga Delvina. Janë gjëra që nuk kam fjalë si të shprehem. Autoritet na erdhën, me ujë e me gjëra, shumë faleminderit për këto gjëra por nuk do vijmë më. Do rrini vetëm. Unë taksa paguaj si në Shqipëri dhe në Greqi,”- tregon ai.

Momenti në minutën 14:00

Tashmë makthit në Kakavijë i ka ardhur fundi, pas pesë ditësh pritje. Pala greke u tregua tolerante duke lejuar kalimin e kuotës vetëm për sot dhe pritet që në orën 22:00 të përfundojë e gjithë radha. Duke filluar nga nesër, kushdo që shkon në Greqi ka një javë detyrim në karantinë dhe duhet të paraqesë përgjigjen negative të Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne kakavije radhe ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 15:27

Makina del nga rruga në Vlorë, plagoset një person

VLORË -Një aksident automobilistik është regjistruar në Vlorë, në zonën e quajtur “Te kripa”. Mësohet se një shoferi i një makine tip “Ford Focus”,  ka hum...