Aktualitet

Bashkia e Durrësit në gjumë, 9 muaj pas tërmetit pallatit nuk i është bërë ekspertiza

16 Gusht 2020, 16:47 Nga DOSJA
Bashkia e Durrësit në gjumë, 9 muaj pas tërmetit pallatit

DURRËS -Një pallati në Durrës, i cili është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ende nuk i është bërë eksperrtiza. Banorët e pallatit, të cilat janë të shqetësuar për fatin e banesave të tyre, kërkojnë ekspertizë të thelluar.

Ata janë shprehur,  se askush nuk ka ardhur nga bashkia dhe instituti i ndërtimit, për të verifikuar dëmet. Njëri nga banorët, u shpreh për Abcnews.al, se pallati ka çeduar 70 cm dhe është e pamundur të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Ky është pallat i çeduar në plate. Se si mund të riparohet dhe si mund ta kthejnë pallatin në gjendje të mëparshme le të flasin teknikën. Por është e pamundur që të drejtohet pallati”, shprehet ai.

Më tej një tjetër banor shton, se inxhinierët italianë, të cilët i bënë ekspertizë pallatit, i përcaktuan shumë mirë ndërhyrjet që duheshin bërë, por fjalët e tyre ranë në vesh të shurdhër.

Italianët e cilësuan shumë mirë se çfarë duhet bërë. Erdhën inxhinierët e parë dhe e panë dhe thanë që pallati ka probleme të mëdha, por kjo ra në vesh të shurdhër. Në momentin që u çua të Instituti i Ndërtimit kjo ndryshoi”, thotë një banor.

Banorët gjithashtu ankohen për problemet që ka pasur pallati që në ndërtim, pasi nga 250 pilota që duhet të ishin ngulur, nuk ka asnjë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres pallati i demtuar nga termeti durres pallati i demtuar nga termeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 15:27

Makina del nga rruga në Vlorë, plagoset një person

VLORË -Një aksident automobilistik është regjistruar në Vlorë, në zonën e quajtur “Te kripa”. Mësohet se një shoferi i një makine tip “Ford Focus”,  ka hum...