Aktualitet

Klithmat e gruas te Bregu i Lumit: Fjeta mbi gërmadha, rroba më dhanë komshinjtë, s’kam as bukë të ha

10 Prill 2019, 10:18 Nga DOSJA
Klithmat e gruas te Bregu i Lumit: Fjeta mbi gërmadha, rroba më

Tiranë- Një pjesë e ndërtesave te Bregu i Lumit u shembën një ditë më parë. Por pati përplasje mes banorëve dhe policisë, ku 6 prej tyre përfunduar në spital. 

Një ditë pas shembjes së banesave një banore është shprehur se nga shteti nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe se tani nuk ka asnjë banesë ku të fut kokën. Ajo u shpreh se ka fjetur mbi gërmadha dhe se nuk ka as rroba.  

” Kanë ardhur me mijëra herë këtu. Unë jam pa bukë, pa punë, ku do ha bukë unë tani? Na thoshte dje ‘nëna ime’, ‘motra ime’, ku i ka këta. Ne s’kemi bukë për të ngrënë tani. Nuk kemi bërë as drogë as krime dhe nuk kemi parë njëherë derën e policisë, dhe jo të hiqem zvarrë aty. Më ka rënë të fiktë. Asnjë fëmijë nuk kam këtu, kam 4 goca por i kam jashtë shtetit. Ne nuk jemi kriminela.  Mbrëmë këtu fjeta, mbi gërmadha, nuk e di ku më shkuan as mobiljet. Unë nuk i di se ku i kam rrobat, sot ka veshur rrobat e komshive. Sonte këtu do fle, ku të gjejmë vend. Na lanë vetëm dy ditë kohë dhe na erdhën. Kemi frikë”, u shpreh ai mes lotësh. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klithmat e gruas protesta te bregu i lumit shembja e 38 banesave klithmat e gruas protesta te bregu i lumit shembja e 38 banesave

Sondazh

Poll