Aktualitet

Situata në Kakavijë drejt normalizimit, ulet radha në 2 km, deri në orën 22:00 do të kalojnë të gjitha makinat

16 Gusht 2020, 15:02 Nga DOSJA
Situata në Kakavijë drejt normalizimit, ulet radha në 2 km, deri

KAKVIJË -Situata në pikën kufitare të Kakavijës ka shkuar drejt normalizimit. Të gjitha automjetet që ndodhen në radhë në pikën kufitare të Kakvijës, do të kalojnë në territorin grek pa vërtetimin e tamponit.

Ndërkohë policia ka vendosur postblloqe, për të mos lejuar automjete të tjera, që të futen në radhë. Mësohet se postblloqet janë vendosur në fshatin Jorgucat. Që nga ora 22:00 e deri tani, në pikën kufitare të Kakavijë kanë kaluar 1431 shtetas shqiptarë, 609 të huaj dhe 850 mjete.

Gjatë ditës së sotme ndërkohë u ndërpre punë në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijë pas plotësimit të kuotës së 1050 udhëtarë. Pas një ndërprerje 30 minutëshe, puna rifilloi sërish, pasi pala shqiptare ra dakord me atë greke. Ndërkohë masat kufizuese do të hyjë në fuqi që nga dita e nesërme. Sipas vendimit të policisë greke, kufiri do të qëndrojë i hapur deri në orën 22:00.

Gjatë ditëve të fundit situata në Kakavijë ka qenë alarmante. Qytetarë të shumtë prej ditësh kanë qëndruar në radhë, duke pritur për të kaluar drejt shtetit helen. Vargu i makinave shkoi deri në 25 km, ndërsa disa prej qytetarëve shfaqën edhe probleme shëndetësore. Shkaka për vonesat dhe krijimin e radhëve të gjata të automjeteve, u bënë rregullat e vendosura nga shteti grek për kalimin e kufirit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e kakavijes pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 13:41

KORÇË– Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy të arrestuarit për sulmet me armë në hotelin “Voloreka”, që kishin në shënjestër, djalin e biznesm...