Aktualitet

Zjarr në Durrës, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre, zjarrfikësit në luftë me flakët

16 Gusht 2020, 16:20 Nga DOSJA
Zjarr në Durrës, përfshihet nga flakët një

DURRËS-Në qytetin e Durrësit është regjistruar një vatër zjarri. Mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Shetaj.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse, e cila po punon për shuarjen e vatrës së zjarri. Ende nuk ka të dhëna nëse zjarri është ndezur qëllimisht, apo ka shpërthyer për shkaqe natyrore.

Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur një hetim, për të zbardhur rrethanat.

Kjo është vatra e disatë e zjarrit në vendin tonë. Gjatë muajve korrik dhe gusht, sipërfaqe të mëdha pyjore janë shkatërruar nga flakët. Nga veriu në jug të Shqipërisë janë regjistruar disa vatra zjarri, ku situata më problematike ka qenë në kufirin midis Lezhës dhe Mirditës, në pyllin e Semanit dhe në Elbasan.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne durres zjarr ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 15:27

Makina del nga rruga në Vlorë, plagoset një person

VLORË -Një aksident automobilistik është regjistruar në Vlorë, në zonën e quajtur “Te kripa”. Mësohet se një shoferi i një makine tip “Ford Focus”,  ka hum...