Aktualitet

“Dua të iki në shtëpi”/ Dalin momentet prekëse të të voglit që pushtoi rrjetin teksa shtrëngonte pasaportën, i ati

16 Gusht 2020, 14:11 Nga DOSJA
“Dua të iki në shtëpi”/ Dalin momentet prekëse

GJIROKASTËRDosja.al ka sjellë pamjet e plota të momenteve prekëse nga Kakavija, ku fëmija i vogël pushtoi rrjetin teksa ulej dhe mbante të shtrënguar pasaportën shqiptare.

Në videon e mëposhtme, shihet momenti kur vogëlushi, që mban veshur vetëm pantallonat dhe i sfilitur pas pesë ditëve pritje, kalon i vetën në një cep të rrugës. Pas tij, sulet i ati, që me forcë çan kordonin policor dhe kërkon që të qëndrojë pranë fëmijës së tij.

Hapu more, hapu…”– thotë ai.

Pasi kalon shkon tek i biri dhe e pyet se çfarë do.

Dua të iki në shtëpi,”– thotë i vogli.

Po ku ta gjej shtëpinë unë këtu, ku ta gjej shtëpinë…”– i kthehet i ati dhe ia plas të qarit.

Aty, pranë fëmijës, që i tronditur nga të bërtiturat vijon të qëndrojë i ulur, afrohet një efektiv.

Hajde tek xhaxhi…hajde tek xhaxhi të dalim pak. Të lutem,”- i thotë ai teksa përpiqet ta qetësojë fëmijën.

Po ç’të lutem…shiko si më është bërë fëmija, unë s;kam vetëm këtë kam tre, kam dhe dy të tjerët matanë,”– vijon të bërtasë babai i djalit, teksa shpërthen në lot.

Fotot e të voglit pushtuan sot rrjetin. Kaosi që ka përfshirë pikën kufitare të Kakavijës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Njerëz të lodhur, të stresuar, pa gjumë, pa ngrënë, me sytë nga shteti për zgjidhje, këto janë pamjet që na kanë ardhur nga Kakavijë gjatë 5 ditëve të fundit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije radhe ne kakavije vogëlushi qan në kakavijë kakavije radhe ne kakavije vogëlushi qan në kakavijë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 13:41

KORÇË– Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy të arrestuarit për sulmet me armë në hotelin “Voloreka”, që kishin në shënjestër, djalin e biznesm...