Aktualitet

Aranita Brahaj i kthehet drejtorit Artan Lame: Shkarko sot ndonjë drejtor tek zona Tirana Veri, po mbarojnë punë me 100-she n

16 Gusht 2020, 14:51 Nga DOSJA
Aranita Brahaj i kthehet drejtorit Artan Lame: Shkarko sot ndonjë drejtor

TIRANË– Drejtoresha e Open data, Aranita Brahaj, i është drejtuar kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, teksa e pyet për korrupsionin në zyrat e Hipotekës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Brahaj shkruan se Hipoteka e Tiranës, ka bërë rifreskime kartelash dhe veprime të ngjashme në 90 ditët e fundit me rryshfete e miq dhe se prej vitesh punojnë me moton ‘ta mbushim edhe pak thesin’.

Brahaj pyet Lamen se sa veprime janë bërë në këtë mënyrë, dhe se duke e ditur që do të shkarkohen shumë shpejt, vijojnë e korruptohen. Ajo shton gjithashtu se në drejtoritë e Tiranës Veri, duhen shkarkuar drejtorë, pasi ajo zonë është edhe më problemtatike. Drejtoresha e Open Data shkruan se pritja në Hipoteka është bërë si pritje në Kakavijë dhe se institucionet janë kthyer në turp.

Statusi i plotë

Hipoteka (Kadastra) Tirane Dega Veri dhe Korrupsioni ne Vite Elektorale!!? Nje pyetje per zotin Artan Lame sa rifreskim kartelash apo veprime te ngjashme ka bere Hipoteka e Tiranes ne 90 ditet e fundit ?! Po zona Tirana Veri !? Sa % e tyre jane bere me rryshfete e miq!? Sa eshte e vertete qe ne vite elektorale stafi po punon qe “ta mbushe edhe pak thesin” para se te ike ?!!! Dhe me procedura te zakonshme si rifreskimet. Nese keni ndonje mendje zoti Lame ta shkarkoni ndonje x apo y shef a drejtor diku ke drejtorite e Tiranes Veri, shkarkoje sot! Se keshtu duke e dit qe do shkarkohet pas ca javesh, ne ikje e siper po e rendojne ca si shume doren. Dhe flas per zonen Veri se ajo zone me ka rene per pjese, ajo zone thuhet qe eshte edhe me problematike. Une nuk kam ndermend te paguaj rryshfet per nje Rifreskim po po pres pak si shume e po me dalin fjalet e “gojeve te liga qe flasin per para nen dore”. Kohe pushimesh do thoshte ndonjeri, po por procedurat 10 ditore kane 50 dite qe presin dhe njerzit hallexhi po i zgjidhin hallet me nje 100she nen dore?! I keni bere pritjet ne Kadaster si pritje ne Kakavije!!!! Institucione TURPI!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aranita brahaj artan lame aranita brahaj artan lame

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 13:41

KORÇË– Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy të arrestuarit për sulmet me armë në hotelin “Voloreka”, që kishin në shënjestër, djalin e biznesm...