Aktualitet

Humbi paratë te makineritë e lojërave të fatit, shqiptari tenton të grabisë lokalin, mbyt në grushta pronarin

16 Gusht 2020, 16:03 Nga DOSJA
Humbi paratë te makineritë e lojërave të fatit, shqiptari

ITALI-Një 34-vjeçar shqiptar në Itali, i fiksuar pas lojërave të fatit, nuk e ka kapërdirë dot humbjen e parave. Mëngjesin e 14 gushtit, ai humbi të gjitha paratë që kishte, duke luajtur tek makineritë.

Mirëpo shqiptari nuk e la me kaq. Ai u kthye në mbrëmje për të grabitur lokalin, ku kishte humbur paratë. Sipas mediave italiane, 34-vjeçari në gjendje të dehur filloi të godite makineritë.

Veprimet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga pronari i lokalit, një shtetas kinez. Ky i fundit,  në përpjekje për të ndaluar shqiptarin, mori disa shqelma dhe grushte. Menjëherë ai telefonoi policinë, e cila erdhi në vendngjarje dhe i vuri prangat shqiptarit.

Pronari i lokalit ndërkohë u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 15:27

Makina del nga rruga në Vlorë, plagoset një person

VLORË -Një aksident automobilistik është regjistruar në Vlorë, në zonën e quajtur “Te kripa”. Mësohet se një shoferi i një makine tip “Ford Focus”,  ka hum...