Sport

Eliminimi nga Champions League, Guardiola i dëshpëruar: Nuk dua të justifikohem, bëmë shumë gabime

16 Gusht 2020, 08:13 Nga DOSJA
Eliminimi nga Champions League, Guardiola i dëshpëruar: Nuk dua

LISBONË- Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas humbjes 3 me 1 ndaj Lion, që solli dhe eliminimin nga Champions Leauge. Pas ndeshjes Pep tha se është tepër i zhgënjyer nga kjo humbje dhe ka analizuar faktorët që e sollën atë.  Para gazetarëve ai u shpreh se në të tilla ndeshje duhet të jesh perfekt, por City nuk ishte.

Nuk dua të flas për rrethanat. Duket sikur po ankohem dhe po gjej arsyetime. Jemi jashtë. Kisha ndjesinë se jemi gati, por ne bëjmë gabime. Kjo është arsyeja pse u eliminuam. Kemi bërë shumë gjëra të mira, por nuk ka mjaftuar. Kemi bërë gabime në zonën e rreptësisë në momente vendimtare.

Jemi të zhgënjyer. Tani do të shkojmë me pushime. Më pas duhet të ngremë moralin e lojtarëve kur të kthehen përsëri në klub. Ndonjëherë duhet ta thyesh këtë barrierë të gjysmëfinaleve. Skuadra e ka merituar në vitet e fundit. Ndoshta do të arrijmë ta bëjmë një ditë”, u shpreh Guardiola.

City u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Champions League, pasi humbi me rezultatin 3 me 1 kundër Lion. Francezët tashmë janë në gjysmë finale dhe do ndeshjen me Bayer Munchen.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league lion manchester city pep guardiola champions league lion manchester city pep guardiola

Sondazh

Poll