Sport

Armando Sadiku futbollist i lirë, sulmuesi prish marrëveshjen me Levanten

16 Gusht 2020, 12:56 Nga DOSJA
Armando Sadiku futbollist i lirë, sulmuesi prish marrëveshjen me

SPANJË-Armando Sadiku del lojtar i lirë në treg. Futollisti i Kombëtares Shqiptare ka zgjidhur me marrëveshje kontratën që e mbante të lidhur me Levanten edhe sezonin e ardhshëm. Sulmuesi kuqezi ka luajtur gjatë dy sezoneve të fundit i huazuar te Lugano e së fundmi te Malaga. 29-vjeçari i lindur në Cërrik tashmë është në kërkim të një destinacioni të ri, ku do të mund të shfaqë potencialin e tij.

Njoftimi i Levantes:

“Levante UD dhe Armando Sadiku kanë arritur marrëveshjen për të ndërprerë kontratën që i mbante të lidhura palët deri më 30 qershor 2021.

Futbollisti shqiptar arriti te skuadra e Levantes në Janar 2018 nga Legia e Varshavës. Një vit më vonë, ai u bashkua me FC Luganon dhe në shtator 2019 u la me huazim te Málaga CF.

Ne, nga Levante UD duam t’ju falënderojmë për punën dhe profesionalizmin tuaj si dhe dëshirojmë të keni sukses si profesionalisht ashtu edhe personalisht.”

https://www.levanteud.com/es/info/el-levante-ud-y-armando-sadiku-resuelven-su-relacion-contractual

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport levante sadiku levante sadiku

Sondazh

Poll