Sport

VIDEO/Lyon është “hirushja” e Champions League, francezët nuk pyesin për milionat e Manchester City-t

15 Gusht 2020, 21:02 Nga DOSJA
VIDEO/Lyon është “hirushja” e Champions League,

PORTUGALI- Olympique Lyon mund të konsiderohet si “hirushja” e Champions League. Pas Juventusit, francezët eleminojnë edhe Manchester City-n që u kuotua si skuadra që do të kalonte më tej. Sa i përket francezëve, Rudi Garcia zgjodhi t’i besojë të njëjtit rreshtim që eliminoi Juventusin pak ditë më parë, duke shpresuar në një tjetër mrekulli.

Pikërisht në minutën e 26-të Kornet shënoi për francezët duke shtangur anglezët.Në pjesën e dytë “qytetarët” do të barazonin shifrat pikërisht në minutën e 69-të me anë të De Bruyne.Një realizim që nuk do të zgjaste shumë pasi Dembele do të shënonte në minutën e 75-të sigurisht ndihmuar nga Var aty ku ekipi anglez kundërshtoi fort një moment.

Ndërkohë që po Dembele do të trefishonte shifrat duke hedhur në tapet skuadrën e Manchester City-t.

 

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lyon manchester city lyon manchester city

Sondazh

Poll