Aktualitet

Tragjedia në Pukë, ministria u jep statusin e jetimit 4 fëmijëve

10 Prill 2019, 10:46 Nga DOSJA
Tragjedia në Pukë, ministria u jep statusin e jetimit 4

TIRANE- 3 ditë pas tragjedisë që ndodhi në Pukë, ku u dogjën të gjallë burrë e grua, ka ardhur reagimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ditën e sotme, kjo ministri ka mbledhur grupin teknik dhe ka nisur procedurën për dhënien e statusit të jetimit për 4 fëmijët. 

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës iu dhuroi fëmijëve, ushqime dhe veshmbathje.

Bashkia Pukë, iu dha atyre përkohësisht një pension social ndërkohë që do të bëhet edhe ndërtimi i shtëpisë së tyre.

Më 8 prill 2019, çifti Petrit dhe Dava Ndoj janë djegur të gjallë teksa banesa e tyre në Pukë ka marrë flakë. 4 fëmijët janë hedhur nga dritarja për të shpëtuar. Njëri prej tyre ka shpëtuar gjyshen e tyre të paralizuar. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesise tragjedia ne puke ministria e shendetesise tragjedia ne puke

Sondazh

Poll