Aktualitet

FOTO/ Ky është 10-vjeçari që u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë, Samueli priste prej ditësh të kalonte kuf

15 Gusht 2020, 15:55 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është 10-vjeçari që u përplas për

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Samuel Ndoj, 10-vjeçari që u përplas për vdekje në Kakavijë, katër ditë pasi priste në radhë kilometrike, që të kalonte kufirin për të shkuar në Greqi.

I vogli, pati fatin e keq që teksa qëndronte në hije me të ëmën pranë pikës kufitare në Kakavijë, ku radha ka kapur 25 kilometra, të përplasej nga ambulanca.

Kjo goditje i mori jetën dhe i preu ëndrrat që kishte thurur bashkë me familjen e tij, për të dnërtuar në shtetin fqinj. Samueli do të udhëtonte me dy prindërit dhe të vëllanë për në Greqi.

Dëshmitarë të ngjarjes, treguan se si 10-vjeçari ishte vrarë para syve të tyre, ndërsa nëna e të voglit kishte humbur ndjenjat. Aksidenti i rëndë ndodhi sot paradite dhe sipas dëshmitarëve, ambulanca ka qenë bosh dhe më shpejtësi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambulanca perplas femije radhe ne kakavije samuel ndoj ambulanca perplas femije radhe ne kakavije samuel ndoj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 15:12

KAKAVIJË– Forcat e Armatosura kanë nisur një mision të ri. Ushtarët kanë shpërndarë letra tek emigrantët, të cilët ndodhen prej katër ditësh në pikën e kal...