Aktualitet

“Xhaçka kthehet nga Kakavija dhe shpreh pikëllimin e saj në hotelin me 5 yje në Himarë”, Berisha publikon FOTOT nga dar

15 Gusht 2020, 07:53 Nga DOSJA
“Xhaçka kthehet nga Kakavija dhe shpreh pikëllimin e saj

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bashkë me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, shkuan dje në Kakavijë, ku panë nga afër situatën e rënduar me emigrantët që për ditë të tëra po presin në radhë për të kaluar në Greqi.

Por kjo vizitë e Xhaçkës dhe Çakos ishte e shkurtër, për shkak të axhendës së ngjeshur të ministres. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot disa foto të Xhaçkës, e cila sipas tij është kthyer në mbrëmje në hotelin me 5 yje në Himarë, ku po vijon pushimet.

Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj ne Hotelin me pese yje ne Himare. Foto tregon se respekton fort edhe distancen sociale! Sb”, shkruan Berisha teksa ka publikuar dy foto të ministres duke darkuar. Siç shihet dhe nga fotot, ministrja dhe personat e tjerë që e shoqërojnë nuk mbajnë as distancën sociale, një ndër rregullat e COVID-19.

Nga ana tjetër situata në pikat kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë, po vijon të jetë e rënduar dhe ende nuk dihet se çfarë zgjidhje do ketë për mijëra emigrantët që po presin për të shkuar në Greqi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olta xhacka radha ne kakavije sali berisha olta xhacka radha ne kakavije sali berisha

Sondazh

Poll