Aktualitet

Kapen 15 klandestinë në Tepelenë, 3 prej tyre nisen me urgjencë drejt spitalit, kishin probleme shëndetësore

15 Gusht 2020, 05:43 Nga DOSJA
Kapen 15 klandestinë në Tepelenë, 3 prej tyre nisen me

TEPELENË– Ditën e djeshme, Policia e Tepelenës ka kapur 15 klandestinë kurd. Mësohet se emigrantët kishin hyrë në tokën shqiptare në mënyrë ilegale dhe kishin si synim vendet e Bashkimit Euopian. Ata u kapën në fshatin Luzat, teska ishin duke ecur në këmbë. Emigrantët nuk kishin asnjë shoqërues shqiptar.

Ndërkohë, 3 nga 15 emigrantët janë dërguar me urgjencë në  spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër, pasi kishin probleme shëndetësore. Ndërsa emigrantët e tjerë  janë shoqëruar në komisariat.

Emigrantët e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar drejt vendeve të BE-së, për një jetë më të mirë. Ata paguajnë trafikantët shqiptarë, për të kaluar kufurin. Policia e Shtetit prej disa muajsh vijon aksionon “Perimetri”, ku deri më tani janë kapur me qindra klandestinë dhe janë arrestuar shumë trafikantë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 15 kurdë në tepelenë kapen klandestinë 15 kurdë në tepelenë kapen klandestinë

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2020, 19:27

TIRANË– Një 59-vjeçar nga Tepelena, i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmje ne sotme. I ndjeri ishte i shtruar prej katër ditësh në spitali...