Aktualitet

Radha në Kakavijë vetëm shtohet, qytetarët nisin revoltën, u bien borive të makinave në shenjë proteste

15 Gusht 2020, 06:42 Nga DOSJA
Radha në Kakavijë vetëm shtohet, qytetarët nisin

KAKAVIJË- Radha e makinave në Kakavijë, vetëm shtohet. Sot në mëngjes, siç shihet dhe nga VIDEO, radha e makinave është shtuar me disa kilometra.

Qytetarët e kanë kaluar natën në makinat e tyre, e në nisje të punës në doganë ata kanë nisur revoltën.

Siç dëgjohet dhe në video në shenjë proteste ata u bien borive të makinave dhe kërkojnë të kalojnë matanë kufirit.

Kjo situatë po vijon prej 4 ditësh dhe nuk dihet se sa do zgjasë. Mijera emigrantë po presin në pikat kufitare me Greqinë, por për ta ende nuk ka një zgjidhje nga autoritetet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaos ne kakavije radha ne kakavije kaos ne kakavije radha ne kakavije

Sondazh

Poll