Aktualitet

VIDEO/ Policia me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve, nuk fal askënd, tre arrestohen, 15 u hiqet patenta dhe mbi 300 gjobit

15 Gusht 2020, 06:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Policia me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve,

TIRANË- Policia Rrugore në kuadër të operacioni “Roaspol”, ka vijuar kontrollet në rrugët kryesore të Tiranës. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm, janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 149 km/h – 156 km/h në rrugën Interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë.

Më tej njoftohet se janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh, nga të cilët dy janë kapur duke drejtuar mjetet pa Leje Drejtimi dhe 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe janë pezulluar 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.26 mg/l deri në 0.47 mg/l. Por ndëshkimet nuk janë ndalur, pasi gjatë natës janë zbuluar dhe shumë shoferë problematikë dhe janë gjobitur 289 prej tyre.

NJOFTIMI I PLOTË

“ROADPOL GUSHT 2020”, POR DHE VIJIM KONTROLLESH SI ÇDO FUNDJAVË PËR RRITJEN E PARAMETRAVE TË SIGURISË RRUGORE. Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë prej disa orësh kontroll me radar për të parandaluar shpejtësinë e cila është rrezik potecial për përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjezit të sotëm, janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 149 km/h – 156 km/h në rrugen Interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë. Po gjatë monitorimit me radar dhe patrullim, në rrugën interurbane janë vendosur 11 masa për shpejtësi pa masë plotësuese dhe 5 masa për manovra të rrezikshme në rrugë si dhe 2 masa maksimale pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Njëkohësisht në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe në hyrje- daljet e tij kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me aparatin alkool testues, ku për afro 5 orë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh, nga të cilët dy janë kapur duke drejtuar mjetet pa Leje Drejtimi dhe 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.26 mg/l deri në 0.47 mg/l

Po në vijim të kontrolleve në kuadër të Planit operacional “ROADPOL GUSHT 2020”, gjatë mbasdites dhe orëve të mbrëmjes janë vendosur 289 masa administrative nga këto: 65 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, 39 për mos vendosje të rripit të sigurimit, 41 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 21 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 123 për parkime të gabuara. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por edhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor. Familja ka nevoje për TY, bashkë me patentën, por sëpari ka nevojë për jetën tënde, ruaje atë, jeta është e shtrenjtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor, jep dhe ti kontributin tënd për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba shofereve roadpol shoferet problematike gjoba shofereve roadpol shoferet problematike

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2020, 19:27

TIRANË– Një 59-vjeçar nga Tepelena, i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmje ne sotme. I ndjeri ishte i shtruar prej katër ditësh në spitali...