Aktualitet

FOTO/ Grekët e marrin me qetësi, kaos edhe në Qafën e Muzinës, qindra makina në radhë

15 Gusht 2020, 07:13 Nga DOSJA
FOTO/ Grekët e marrin me qetësi, kaos edhe në Qafën e

GJIROKASTËR- Vijon kaosi në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se radha e makinave ka shkuar në mbi 25 km dhe udhëtarët kanë kaluar natën e katërt në rrugë. Ende nuk ka një zgjidhje nga shteti shqiptar për këtë situatë, ndërkohë para greke ndjek rregullat e marrjes së tamponit.

Siç shihet edhe në foto e mëposhtome, qindra makina presin në radhë në Qafën  e Muzinës, në afërsi të Sarandës. Udhëtarët kërkojnë zgjidhje nga qeveria dhe i bëjnë thirrje Ramës që të qëndrojë me ta në radhë.

Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.  Po nuk ndodhi këshu, negociatat mes tyre dështuan. Më pas, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaosi në kakavijë makinat në muzinë kaosi në kakavijë makinat në muzinë

Sondazh

Poll