Aktualitet

SHËNIM: Ku është fshehur Edi Rama? Pse nuk flet kreu i qeverisë për katastrofën humanitare në kufi?

15 Gusht 2020, 07:37 Nga DOSJA
SHËNIM: Ku është fshehur Edi Rama? Pse nuk flet kreu i

TIRANË– Kryeministri, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kreu i radhës i OSBE, Edi Rama, ka më shumë se një javë që është ‘zhdukur’. Prej disa ditësh, kreu i qeverisë shikon nga ekrani i telefonit, radhën kilometrike në Kakavijë e Kapshticë, por lexon dhe komentet në Facebook-un e tij, ku ata që po piqen në diell presin që Rama të piqet në ferr.

Kaosi në Kakavijë ka kaluar çdo përmasë, por sërish kreu i qeverisë vijon zhytjen në ujërat e kristaltë të Jonit, e shijon freskinë verore nga vila qeveritare në Dhërmi. Kreu i diplomacisë shqiptare, që është dhe kreu i OSBE (ka nën këmbët e tij 1 miliard banorë), nuk ka gjetur asnjë minutë kohë për të bërë qoftë dhe një reagim “m’ka çu nana me la gojën”, për të mbajtur me shpresë boshe mijëra qytetarët që po vijojnë të sfiliten në Kakavijë e Kapshticë.

Përkundrazi, Rama vijon i qetë axhendën e tij me promovimin e gjireve të virgjëra në rivierën joniane e rubrikën e tij “Të paharrueshëm”, ku nëpërmjet homazheve për figurat e larta të këtij kombi tregon se është më i mirë në stilistikë se sa në politikë.

Prej ditësh po fshihet pas zëvendësit të tij në MEPJ, Gent Cakaj, i cili pas një ditë të gjatë me telefon fikur vendosi ta ndezë dhe bëri një telefonatë me homologun në Athinë, i cili e gënjeu dhe radha e emigrantëve nuk u shkurtua, por u zgjat më shumë dhe nëse situata nuk zgjidhet ndoshta makina e fundit që pret për të ikur në Greqi do jetë tek Kryeministria.

Kreu i qeverisë, për të mos prishur terezinë e tij, pasi pasditja është për xhiro në pedonalen e Dhërmiut, dërgoi në Kakavijë, Olta Xhaçkën dhe Haki Çakon (Mund të kishte shkuar dhe Blendi Klosi apo Besa Shahini) dhe nuk bënë asgjë përveç se sherr me gazetarët. Xhaçka e Çako shkuan me makinë e mbi ta fluturonte helikopteri që dërgoi mijëra bidona me dezinfektant, që ishin nevoja e fundit e mijëra qytetarëve që janë tallur për katër ditë nga qeveria e tyre.

Emigrantët kërkojnë Ramën, të shkojë atje ku janë ata, tu dëgjojë hallet e t’ua zgjidhë ato. Të gjithë emigrantët në kor pyesin: Zoti Kryeministër, ku jeni? Pse fshiheni pas Cakajt dhe Xhaçkës?

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kaosi në kakavijë radha ne kakavije edi rama kaosi në kakavijë radha ne kakavije

Sondazh

Poll