Aktualitet

“Rama të vijë dhe të qëndrojë në radhë si ne”/ Qytetarët në Kakavijë kalojnë natën e katërt jashtë, kërkojnë

15 Gusht 2020, 06:51 Nga DOSJA
“Rama të vijë dhe të qëndrojë në radhë

GJIROKASTËR- Qytetarët, të cilët duan të kalojnë pikën kufitare të Kakavijës kanë kaluar natën e katërt në rrugë. Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë masë të shtuar nga ana e palës greke, për normalizimin e situatës.

Qytetarët shprehen se nuk dinë se çfarë po ndodh dhe kërkojnë zgjidhje nga kryeministri Edi Rama.

Ku do të shkojë halli jonë, ne nuk dimë asgjë, kemi familjen por asnjë nuk na thotë se çdo të bëhet. Edi Rama të vijë dhe të rrijë në radhë si ne”, tha një qytetar për Abc News,  i cili po pret për të kaluar kufirin.

Kaosi në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës vijon prej 4 ditësh, ndërsa shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë zgjidhje situatës. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Dje, MPEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime me palën greke për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaosi në kakavijë kaosi në kakavijë

Sondazh

Poll