Sport

Sekreti i Lewandowskit për formën e mire e ka emrin Anna, bashkëshortja e lojtarit kujdeset për dietën e polakut

14 Gusht 2020, 17:45 Nga DOSJA

POLONI– Robert Lewandowski vazhdon të mahnisë çdo vit me performancat e tij. Sulmuesi polak njihet për aftësinë e tij me golin dhe është kthyer në lojtarin kyç të Bayern Munich. Forma e mirë e sulmuesit nuk është rastësi dhe sekreti mund të quhet Anna Lewandowski, bashkëshortja e futbollistit është një dietologe dhe karateiste e njohur.

Anna është gjithashtu përgjegjëse për ushqimin e lojtarit polak dhe jo vetëm. Në skuadrën e bavareze disa nga lojtarët ndjekin këshillat e saj. Në një intervistë për “Bild”, ajo zbuloi një detaj të veçantë në dietën e numrit 9 të bavarezëve.

Lewa e niste çdo vakt duke ngrënë në fillim një pjesë të vogël ëmbëlsirë. Kjo, sipas Annës ndihmonte metabolizmin e lojtarit që të “zgjohej”. Për shumë një metodë e çuditshme, por jo për familjen Lewandowski. Frytet e kësaj metode janë parë në formën e mirë që po kalon bomberi i Bajernit që edhe pse në moshën 31- vjeçare, është një nga lojtarët më të kompletuar në botë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anna lewandowski bayern munich robert lewandowski anna lewandowski bayern munich robert lewandowski

Sondazh

Poll