Sport

Nuk është vetëm Arisi i Selanikut, për Armando Sadikun hyn seriozisht në garë edhe klubi i…

14 Gusht 2020, 13:08 Nga DOSJA
Nuk është vetëm Arisi i Selanikut, për Armando Sadikun hyn

SPANJË-Armando Sadiku është kthyer në kryefjalën e merkatos. Sulmuesi shqiptar pas formës së mirë që tregoi me Malagën, tani duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Klubi i Levantes që zotëron kartonin e shqiptarit po pret ofertat pasi lojtari nuk është në planet e klubit.

Me Malagën Sadiku realizoi 13 gola. Pas Arisit të Selanikut në garë janë futur edhe dy klube spanjolle, Sporting Gijon dhe Tenerife. Këta të fundit e shohin Sadikun si një alternativë për sulmin e tyre, ndërsa Levante duket se e ka të qartë çmimin për futbollistin e Kombëtares kuqezi.

2-2.5 milionë euro është shifra që klubi i La Ligas dëshiron për të nisur negociatat për të lënë të lirë bomberin shqiptar. Nisur nga kjo Tenerife tashmë mjafton të plotësojë kërkesën monetare të Levantes, pasi bindja e sulmuesit nuk pritet të jetë e vështirë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aris malaga sadiku tenerife aris malaga sadiku tenerife

Sondazh

Poll