Sport

Dybala-Pogba, Juventus dhe Manchester United po projektojnë shkëmbimin e madh

14 Gusht 2020, 09:58 Nga DOSJA
Dybala-Pogba, Juventus dhe Manchester United po projektojnë shkëmbimin

TORINO– Paolo Dybala dhe Paul Pogba, ish-shokë të së njëjtës skuadër dhe miq të shkëlqyeshëm, mund kryqëzohen sërish. Asgjë, në fakt, nuk mund të merret si e mirëqenë. As lamtumira e “Joyas” dhe as kthimi i francezit. Diçka, sidoqoftë, po lëviz në rrugën e duhur, shkruan “Tuttosport”.

Nëse kampionët e Italisë, të cilët kanë negociuar me numrin 10 për muaj me radhë për të rinovuar kontratën (që skadon në vitin 2022), janë të detyruar ta sakrifikojnë argjentinasin, ideja më e njohur në Continassa është t’i dhurosh Andrea Pirlos një mesfushor të shkëlqyer.Nuk është mister që i preferuari i trajnerit të ri është 27-vjeçari i Manchester United, një ish-bardhezi i sukseseve të mëdha.

Dybala dhe Pogba janë në të njëjtën moshë, kanë një vlerë të përafërt në treg (rreth 100 milionë) dhe duke pasur parasysh kërkesën e argjentinasit për rritjen e ndjeshme të pagës (15 milionë në sezon), edhe në këtë kriter nuk janë larg njëri-tjetrit. Pogba do të kthehej me kënaqësi tek Juventusi, edhe më shumë tani që Pirlo është në pankinë. Ndërsa Dybala e tregoi një vit më parë lidhjen e ngushtë me ngjyrat bardhezi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dybala juventus manchester united pogba dybala juventus manchester united pogba

Sondazh

Poll