Sport

Taulant Xhaka gati të kthehet në “sulltan”, mesfushori shqiptar pritet të transferohet te gjigandi turk

14 Gusht 2020, 10:43 Nga DOSJA
Taulant Xhaka gati të kthehet në “sulltan”, mesfushori

TURQI- Aventura e Taulant Xhakës te skuadra e Basel-it duke se do të marrë fund këtë verë. Futbollisti është rritur te skuadra helvete mes shumë trofeve të fituara tani lojtari kërkon një aventurë tjetër jashtë Zvicrës.Besiktas është klubi i zgjedhur nga mesfushori për të vijuar karrierën, me turqit që kanë patur vazhdimisht interes për mesfushorin e përfaqësueses.

Kontrata e Xhakës me Basel-in përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe zviceranët mund ta lënë të largohet kundrejt një shifre modeste drejt gjigantëve të Stambollit. Gjithçka po shkon drejt finalizimit, teksa Xhaka me babain e tij (menaxheri) kanë udhëtuar drejt Stambollit për të diskutuar detajet e fundit.

Xhaka largohet pas 12 vitesh si profesionist te Basel. Besiktas do të jetë aventura e parë e 29-vjeçarit jashtë Zvicrës.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basel besiktas taulant xhaka turqi basel besiktas taulant xhaka turqi

Sondazh

Poll