Sport

Alarm i kuq! Komplikohet rinovimi i Ibrahimovic me Milanin, Mino Raiola kërkon më shumë nga se ofron klubi kuqezi

14 Gusht 2020, 16:42 Nga DOSJA
Alarm i kuq! Komplikohet rinovimi i Ibrahimovic me Milanin, Mino Raiola

MILANO-Milan  po punon për rinovimin e kontratës së sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, por negociatat me menaxherin Mino Raiola nuk janë asnjëherë të lehta dhe për momentin gjithçka ka mbetur pezull.

Kjo pasi klubi i Milanit i ka ofruar sulmuesit 39-vjeçar një kontratë një vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon, plus një milionë euro në formë bonusi, ndërsa nga ana tjetër Raiola këmbëngul për një pagë fikse prej 7.5 milionë eurosh.

Aktualisht bisedimet kanë mbetur pezull, por shumë shpejt kuqezinjtë dhe Raiola pritet të ulen sërish në tavolinë, ku përveç kontratës së re të Ibrës, do të duhet të flasin edhe për rinovimin e portierit Gianluigi Donnarumma.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan raiola ibrahimovic milan raiola

Sondazh

Poll