Sport

Rivaliteti zhvendoset te Torino, Etrit Berisha “luftë” me Samir Ujkanin për një vend titullari

14 Gusht 2020, 13:24 Nga DOSJA
Rivaliteti zhvendoset te Torino, Etrit Berisha “luftë” me Samir

ITALI-Gardiani i Kombëtares Kuq e Zi, Etrit Berisha, pritet të kalojë tek skuadra e Torinos. Pavarësisht sezonit fantastik me SPAL, Berisha nuk mundi që të shpëtonte ekipin nga rënia një kategori më poshtë.

Pas largimit të Salvatore Sirigu, Berisha shihet si zëvendësuesi ideal. Kartoni i tij kushton 4 milionë euro, një shumë kjo e përballueshme për arkat e torinezëve.

Tek Torino, Berisha do të gjejë ish-rivalin në kombëtare, Samir Ujkani, i cili është portieri i dytë i “granatave”. Ky i fundit u largua drejt Kombëtares së Kosovës, pasi vendin e titullarit në Kombëtaren Kuq e Zi, e zuri Etrit Berisha.

Torino është e interesuar gjithashtu edhe për një lojtar tjetër kuq e zi. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj. Mirëpo deri më tani janë thjesht zëra merkatoje dhe nuk ka asgjë konkrete.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport etrit berisha samir ujkani etrit berisha samir ujkani

Sondazh

Poll