Aktualitet

Toyota me 3.4 milion euro në Durrës, SPAK ‘shfryn’ dosjen, mbetet vetëm akuza e mosdeklarimit të parave në kufi

13 Gusht 2020, 16:53 Nga DOSJA
Toyota me 3.4 milion euro në Durrës, SPAK ‘shfryn’ dosjen,

TIRANË -Prokuroria iu bind urdhrit të gjykatës dhe dorëzoi në shkallën e pare dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris”, ku në përfundim të hetimeve vlerëson gjashtë të dyshuarit e saj duhet të gjykohen vetëm për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

Rrugëtimi i dosjes nga Krimet e Rënda në një prokurori të zakonshme u shoqërua gjithashtu edhe me lehtësimin e akuzave që nga pastrimi i parave përfundoi vetëm me mosdeklarim parash.

Por ndërkohë shuma rreth 3.4 milionë euro do të vazhdojë të jetë e sekuestruar për llogari të SPAK-ut, që po heton ligjshmërinë e kësaj vlere monetare sipas ligjit antimafia. Burime pranë SPAK-ut pohojnë për Top Channel se nuk është vendosur ende nëse për 106 dengje me euro dhe paund të fshehura në mjetin Toyota do të kërkohet konfiskimi i tyre në Gjykatën e Posaçme dhe do të kalojnë në llogari të shtetit, apo do t’i kalojnë për kompetencë akuzës së kryeqytetit.

Afred Vladi, Elvis Vladi,Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevis Cani dhe Agim Ceka u evidentuan pas kontrolleve në portin e Durrësit si bashkëpunëtorët që sollën në Shqipëri rreth 3.4 milionë euro që në hetim penal u kthye edhe në një kazus politik.

Për këtë dosje do të vendosë gjyqtari paraprak, Artan Gjermeni në muajin shtator, ndonëse nuk ka mbetur shumë për të vendosur dhe shumë për të thënë.

Mes listës me emra që drejtësia belge kërkoi për t’u pyetur ishte dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha si njeriu që akuzoi publikisht Taulant Ballën, Ulsi Manjën dhe Jurges Curbjen si të përfshirë në futjen e 3.4 milionë eurove duke e kthyer në një kartë të bujshme politike. Opozita këmbënguli se milionat ishin para të krimit që po pastroheshin në Shqipëri, por prokurorët nuk gjeten elemente të grupit kriminal ndaj dhe mbyllën hetimet me një vepër penale.

Marrë nga TCH

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spak toyota yaris spak toyota yaris

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 16:10

TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingu-ut për Prokurorin e Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka. Mësohet se ky i fundit ka par...

Aktualitet 13 Gusht 2020, 15:46

TIRANË– Meard Berberi, vëllai i trurit të atentatit ndaj familjes Muçolarri në Tushemisht ka rënë në pranga ditën e sotme. Berberi ra në prangat e p...