Aktualitet

13 Gusht 2020, 16:10 Nga DOSJA

TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingu-ut për Prokurorin e Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka. Mësohet se ky i fundit ka paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dorëheqjen e tij të parevokueshme, për arsye shëndetësore.

Vendimi u dha më 3 gusht nga trupa gjykuese e përbërë nga kryesuese Suela Zhegu dhe anëtarë Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo.

Gjoka e paraqiti dorëheqjn më 2 qershor 2020, rreth 3 muaj pasi KPK mbylli hetimin adminsitrativ për kriterin e pasurisë. Mbyllja e hetimit për Gjokën dhe kalimi i barrës së provës për kriterin e pasurisë, përkoi gjithashtu me pezullimin e aktivitetit të KPK për shkak të COVID-19.

Ndërkohë dorëheqja është miratuar nga KLP më 12 qershor dhe ky organ ia ka komunikuar KPK-së më 24 qershor. Në Kushtetutë përcaktohet qartë, se dorëheqja e magjistratëve, sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit. Gjithashtu subjekti humb të drejtën për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për 15 vite.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpk nderpret vettingun per nezir gjoken nezir gjoka kpk nderpret vettingun per nezir gjoken nezir gjoka

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 15:46

TIRANË– Meard Berberi, vëllai i trurit të atentatit ndaj familjes Muçolarri në Tushemisht ka rënë në pranga ditën e sotme. Berberi ra në prangat e p...