Aktualitet

13 Gusht 2020, 15:46 Nga DOSJA

TIRANË– Meard Berberi, vëllai i trurit të atentatit ndaj familjes Muçolarri në Tushemisht ka rënë në pranga ditën e sotme. Berberi ra në prangat e policisë së Tiranës, teksa ndodhej në Qesarakë, nën shoqërinë e një tjetër të shumëkërkuari, Anterio Kaloshi. Ky i fundit, miku i Orges Bilbilit u vu gjithashtu në pranga, pasi kërkohej për masakrën e Lushnjes.

Berberi njihet ndryshe edhe me pseudonimin “Koro”. Ai është shopqëruar për në komisariatin e Policisë së Pogradecit, ku do të japë llogari për dy atentatet ndaj familjes së biznesmenit Jetmir Muçollari, që ka në pronësi edhe hotelin “Voloreka” ku ndodhi sulmi me armë, më datë 1 dhe 8 gusht.

Meard Berberi nuk është një person i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai është i dënuar më parë për kanosje, pasi ka kërcënuar me jetë kreu e Ujësjellësit në Pogradec.

Numri i të arrestuarve në total, në lidhje me sulmin me armë që tronditi zonën e Tushemishtit, në orët e para të mëngjesit të datës 8 gusht, ka shkuar në pesë.

Një ditë më parë, forcat RENEA dhe Policia e Pogradecit vunë në pranga dhe 4 persona të tjerë, si të përfshirë në këtë ngjarje: Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Koka e këtij grupi është Berberi, i njohur ndryshe si “Lili i Rrushkës”. Ai bashkë me të arrestuarit e tjerë, qëlluan me armë rreth 100 herë në drejtim të hotelit, teksa në shënjestër kishin djalin e Muçollarit. e Njëjta familje, ra pre e një tjetër atentati më herët, më datë 1 gusht, që dyshohet se ka gisht i njëjti grup. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian xhuti atentat në hotel voloreka elvir haxhia ilir berberi ilir meçolli mariglen topuzi ardian xhuti atentat në hotel voloreka elvir haxhia ilir berberi ilir meçolli mariglen topuzi

Sondazh

Poll