Aktualitet

Arrestohet Anterio Kaloshi, miku i killerit Orges Bilbili që u shpëtoi prangave para pak muajsh kapet në Qesarakë, shoqëria

13 Gusht 2020, 16:02 Nga DOSJA

TIRANË– Anterio Kaloshi, miku i të killerit të rrezikshëm Orges Bilbili, që u vu në pranga më datë 10 prill të këtij viti, në zonën e Xhamllikut në Tiranë, është arrestuar sot.

Dosja.al mëson se Kaloshi është kapur pasditen e sotme, gjatë një aksioni policor që është zhvilluar në Qesarakë, për prangosjen e të përfshirëve në sulmin me armë në Tushemisht, Kaloshi, ishte nën shoqërinë e Meard Berberit, të arrestuarit për atentatin ndaj familjes Muçollari, në momentin që është arrestuar.

Gjatë aksionit, Kaloshit dhe Berberit u janë gjetur edhe armë zjarri, të cilat janë sekuestruar. Anterio Kaloshi, njihei si miku i Bilbilit dhe jetonte në një apartament me këtë të fundit, deri ditën që ai u arrestua, më 10 prill. Anterio Kaloshi ishte shpallur në kërkim për masakrën e ndodhur në Lushnje në vitin 2017, ku u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu. 

Si u kap Orges Bilbili, aksioni me një efektiv të vetëm e vuri në pranga

Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autori i masakrës së Lushnjes, që ishte në kërkim prej gjashtë vitesh, po përgatitej për një vrasje të radhës. I veshur sportiv dhe me një kapuç në kokë, ai doli nga banesa ku jetonte tek Xhamlliku bashkë me shokun e tij Kaloshi, por ky i fundit, i shpëtoi arrestimit. Policia gjeti në shtëpinë e marrë me qira me firmën e Jurgena Xh., e dashura e Anterio Kaloshit një pasaportë të këtij të fundit, 900 euro si edhe një armë që dyshohet se i përkiste Kaloshit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi arrestohet anterio kaloshi orges bilbili anterio kaloshi arrestohet anterio kaloshi orges bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 15:46

TIRANË– Meard Berberi, vëllai i trurit të atentatit ndaj familjes Muçolarri në Tushemisht ka rënë në pranga ditën e sotme. Berberi ra në prangat e p...