Aktualitet

Shuhet Koloneli Neshet Shena, komanadanti mbylli sytë pa betejës me leuçeminë akute, dedikimet në rrjet: Parajsa u takon bu

13 Gusht 2020, 15:08 Nga DOSJA
Shuhet Koloneli Neshet Shena, komanadanti mbylli sytë pa betejës me

TIRANË– Kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale është ndarë nga jeta ditën e sotme. Shena ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me leuçeminë akute, në shtëpinë e tij. Koloneli la pas të shoqen dhe dy fëmijë.

Për vdekjen e Shenës ka patur edhe reagime në rrjet. Presidenti Ilir Meta shprehu ngushëllimet për humbjen e tij, teksa shkruante se ky është një lajm shumë i trishtë për të.

I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena. Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe. Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe!”– shkruan Meta.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shprehu ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes së kolonelit dhe dy djmeve të tij.

Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidherim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura. Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve. U prehsh në paqe, kolonel Shena!”- shkruante Xhaçka.

Edhe Petro Koçi, zv/ministri i Mbrojtjes i dha lamtumirën Kolonel Neshet Shenës, teksa shkruan në rrjetet sociale se ai ishte njëriu i përsosur fjalëpak dhe me shumë punë.

Postimi i plotë i Petro Koçit në facebook: Lamtumire Kolonel Shena! Lamtumire Komandanti i QBO! Do mbetesh ushtaraku i shkelqyer, njeriu i persosur fjalepak e puneshume, profesionisti korrekt , drejtuesi model ne zemrat dhe mendjet tona! Beme cdo perpjekje te te shpetonim nga kthetrat e leucemise akute por fati nuk na ndihu! Parajsa u takon burrave si ti!”– shkruan Koçi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet neshet shena vdes neshet shena neshet shena vdes neshet shena

Sondazh

Poll