Aktualitet

Kishte lëvizur lirisht në Europë për 17 vite, merr fund arratia për ‘kokën’ shqiptare të rrjetit të prostitucionit

13 Gusht 2020, 14:49 Nga DOSJA
Kishte lëvizur lirisht në Europë për 17 vite, merr fund

ITALI-Një 45-vjeçar shqiptar i cili kërkohej prej 17 vitesh në të gjithë Europën është arrestuar në Chiaso. Sipas mediave italiane, shqiptari gjatë viteve 1996 dhe 1999 kishte drejtuar një rrjet prostitucioni në Modena. Të rejat që ishin abuzuar seksualisht edhe nga vetë shqiptari dhe anëtarët e tjerë të grupit, kur refuzonin që të dilnin në rrugë.

Për këtë vepër penale, shqiptari duhet të kryejë 15 vite burg dhe të paguajë një gjobë prej 68 mijë eurosh. Mediat italiane shkruajnë, se shqiptari bashkë me 5 anëtarë të tjerë të grupit, rumunë, italian dhe shqiptarë kishin krijuar në vitet e shpërthimit të seksit me pagesë një rrjet të mirfilltë prostitucioni. Ky grup ishte nga të parët që u shkatarrua nga policia italiane.

Që prej vitit 2003 janë dhënë dënimet e para për anëtarët e grupit. Koka e grupit ndërkohë u dënua me 15 vite në mungesë. Gjatë viteve të arratisë, shqiptari kishte udhëtuar pa problem në Belgjikë, Gjermani, Zvicër dhe Norvegji, pa rënë në gjurmët e policisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne chiaso arrestohet shqiptari ne chiaso

Sondazh

Poll