Aktualitet

Vjen përgjigjia! “Lamborghini” i kuq që u kap në Morinë nuk është i vjedhur, shqiptari me banim në Zvicër kërkon li

13 Gusht 2020, 15:30 Nga DOSJA
Vjen përgjigjia! “Lamborghini” i kuq që u kap në

TIRANË– Interpol Roma dhe Bazeli kanë sjellë përgjigjen në lidhje me automjetin luksoz të llojit “Lamborghini”, që u sekuestrua në Morinë, më 27 korrik të lëtij viti.

Sipas shkrimeve të ardhura nga dy vendet, ku dyshohej se e kishte vjedhur 34-vjeçari Labinot Ramadani që është në burg për këtë çështje, makina rezulton me dokumente të rregullta.

Tashmë, dokumentet që tregojnë se Ramadani e zotëronte ‘bishën e kuqe’ në mënyrë të rregullt, bashkë me përgjigjet e ardhura nga jashtë i janë dërguar Prokurorisë së Kukësit.

Për rrjedhojë, kërkohet lirimi i shtetasit Kosovar. 34-vjeçari, me banim në Zvicër u vu në pranga pasi hyri në Shqipëri më 27 korrik nga pika kufitare e Morinës. Sipas policisë, makina “Lamborghini Gallardo” ishte e vjedhur në Itali 9 vite më parë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet labinot ramadani lamborghini gallardo labinot ramadani lamborghini gallardo

Sondazh

Poll