Aktualitet

Dibra e parafundit për raste aktive me COVIVD-19, ja bashkia me numrin më të madh të të infektuarve

13 Gusht 2020, 14:10 Nga DOSJA
Dibra e parafundit për raste aktive me COVIVD-19, ja bashkia me numrin

DIBËR -Qarku i Dibrës renditet i parafundit përsa i përket numrit të të infektuarve aktiv. Dosja.al mëson, se në këtë qark janë 39 raste aktive, pjesa më e madhe në Klos dhe Dibër.

Burimet pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Bulqizë e Dibër, bëjnë me dije, se rastet po monitorohen nga mjekët e familjes, si dhe po kryhet hetimi epidemiologjik. Mësohet se numrin më të madh të të infektuarve e mban Dibra me 16 raste aktive, më pas ndjek Klosi me 14.  Në njësitë Xibër dhe Suç, po testohen të infektuarit e dy javëve më parë.

Ndërkohë rastet e tjera janë në Mat dhe Bulqizë, ku aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik. Në qarkun Dibër deri më tani, numri i viktimave nga COVID-19 është 2.

Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, u njoftua për ndarjen nga jeta të tre pacientëve të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 141 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3057 të infektuar, ndërsa 3552 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116pacientë, 20 pacientë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne diber diber covid-19 ne diber diber

Sondazh

Poll