Aktualitet

5 viktima dhe 154 të infektuar/ Rëndohet situata në Vend, shkon në 213 numri i të vdekurve nga Covid-19, Tirana mban rekord

13 Gusht 2020, 14:09 Nga DOSJA
5 viktima dhe 154 të infektuar/ Rëndohet situata në Vend, shkon

SHQIPËRI– 213 viktima, 3142 të infektuar aktivë me Covid-19 dhe 3616 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë, pas 48319 testimeve. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se pesë pacientë të tjerë, të prekur nga Covid-19, kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 213.

Një 62-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar nga Korça, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 83-vjeçar nga Pogradeci nuk ja kanë dalë dot mbanë t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19, duke ndërruar jetë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes. Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje.

Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)
Testime totale 48319
Raste pozitive 6971
Raste të shëruara 3616
Raste Aktive 3142
Humbje jete 213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1717
Durrës 377
Shkodër 273
Fier 134
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 92
Elbasan 84
Berat 48
Dibër 38
Gjirokastër 31

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronaviruis ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronaviruis ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll