Aktualitet

Situatë problematike edhe në Kapshticë, emigrantët kthehen në vendet e punës, shtohet fluksi i udhëtarëve

13 Gusht 2020, 13:23 Nga DOSJA
Situatë problematike edhe në Kapshticë, emigrantët kthehen

KAPSHTICË -Rregullat e vendosura nga qeveria greke për kontrollin e udhëtarëve në kufi kanë krijuar situata problematika në doganat me Greqinë. Përveç pikës kufitare të Kakavijës ku janë krijuar radhë deri në 12 km, probleme janë shfaqur edhe në doganën e Kapshticës.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije, se në Kapshticë është shtuar fluksi i emigrantëve të cilët duan të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Ky fluks ka ardhur për shkak të marrjes së tamponit nga pala greke për të gjithë udhëtarët. Pala shqiptare aktualisht po punon me dy sportele në dalje dhe një në hyrje.

Situata më problematike është regjistruar në pikën kufitare të Kakavijës. Të rinj, të moshuar, të fëmijë dhe të sëmurë kanë orë të tëra që presin për të kaluar në tokën greke, nën diellin përvëlues. Të gjithë duhet të kryejnë tamponin para se të kalojnë në tokën helene, ndërsa kufiri sipas rregullave të vendosura nga qeveria greke është i hapur deri në orën 22:00.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fluksi i makinave ne kapshtice fluksi i makinave ne kapshtice

Sondazh

Poll