Aktualitet

“Boom” infektimesh/ Preket nga COVID-19 mjekja në Berat, mbyllet edhe Agjencia e Sigurimeve Shoqërore në Kavajë

13 Gusht 2020, 11:51 Nga DOSJA
“Boom” infektimesh/ Preket nga COVID-19 mjekja në Berat,

SHQIPËRI- “Boom” infektimesh në institucionet e vendit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka rezultuar e infektuar një mjeke në spitalin rajonal të Beratit. Mjekja e Repartit të Alergologjisë, prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit. Ditën e sotme, ajo rezultoi pozitive. Po kështu, një drejtor në Bashkisë së Elbasanit është prekur nga COVID-19.

Ndërkohë, është mbyllur Agjencia e Sigurime Shoqërore në Kavajë, pasi kanë rezultuar 6 punonjës të infektuar dhe disa inspektorë që merren me sektorin e bujqësisë.

Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 141 raste të reja. Ndërsa sot ka humbur jetën një mësues nga Mirdita në spitalin Infektiv, i cili prej 10 ditësh ndodhet në intubim. Një 29-vjeçar u hodh sot nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 10:47

KAKAVIJË- Mijëra qytetarë prej orësh po presin në radhën kilometrike në Kakavijë për të shkuar në shtetin grek. Ata shprehen se kanë që në orët e para të m...