Gjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim në Tiranë, Policia: Dyshohet se ka rënë nga lartësia
13 Gusht 2020, 12:28Nga DOSJA
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat bën me dije se një punëtor (roje) me iniciale, N.B. 50 vjeç, është gjetur i pajetë në shesh pushimin e një pallati në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda”.
Deri tani mësohet se dyshohet se punëtori mund të ketë rënë nga lartësia. Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton Policia.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Kastriot Ramazani, Hamid Skuqi dhe Gazmend Doçi, janë arrestuar sot në Durrës, pasi i kanë marrë nën kërcënimin e armës makinën dhe 5 mijë f...
TIRANË- Flet infermierja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila pati kontaktin e fundit me 29-vjeçarin që u vet-hodh nga kati i tretë i kësaj godine. P...
ELBASAN- Një tjetër person është arrestuar për vrasjen e Regis Runajt, në Elbasan. Dosja.al mëson se në pranga ka rënë Erjon Shehu, kunat i Xhuliano Hoxhës.Më t...
TIRANË- Ekipi i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri. Mjekët, që ndihmuan në përballimin e pandemisë, u ...
TIRANË- Kopshti i ri Zoologjik është xhevahiri i radhës që do t’i shtohet shumë shpejt Tiranës, si një hapësirë e transformuar, e përkryer për argëtimin e ...
SHQIPËRI- “Boom” infektimesh në institucionet e vendit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka rezultuar e infektuar një mjeke në spitalin rajonal të Bera...
BERAT- COVID-19 është rishfaqur sërish tek bluzat e bardha. Dosja.al mëson se sot është konfirmuar si e prekur një mjeke në spitalin e Beratit.Deri tani mësohet...
DURRËS- Tre persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit “Ndjekja” në qytetin e Durrësit. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se të arrestuarit ...
TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë sot thirrje të rinjve që të aplikojnë për tu bërë pjesë e strukturave të saj. Në një njoftim, Policia njofton se dhe 7 ...
Aktualitet13 Gusht 2020, 10:47
KAKAVIJË- Mijëra qytetarë prej orësh po presin në radhën kilometrike në Kakavijë për të shkuar në shtetin grek. Ata shprehen se kanë që në orët e para të m...