Aktualitet

“Kur u ktheva në dhomë, ai nuk ishte”/ Flet infermierja e Senatoriumit që pati kontaktin e fundit me 29-vjeçarin: S’ka

13 Gusht 2020, 12:19 Nga DOSJA
“Kur u ktheva në dhomë, ai nuk ishte”/ Flet infermierja e

TIRANË- Flet infermierja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila pati kontaktin e fundit me 29-vjeçarin që u vet-hodh nga kati i tretë i kësaj godine. Para oficerëve të Policisë ajo ka treguar se nuk ishte në dhomë në momentin që 29-vjeçari kreu aktin e rëndë. Ai theksoi se ditët e fundit nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim nga ana e të riut.

“Kisha lëvizur nga dhoma në momentin që u 29-vjeçari u vetëhodh. Lëviza nga dhoma për të marrë një medikament. Kur u ktheva në dhomë, vura re që nuk ishte. Lajmërova menjëherë kolegët. S’kemi vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. “, mësohet të ketë thënë infermierja para oficerëve.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. I infektuari me iniciale Xh.K, u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”.  Ai ndërroi menjëherë jetë. Ndërkohë, dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë ankthi dhe stresi që ka përjetuar i riu gjatë qëndrimit në spital.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 29-vjeçari hidhet nga kati i 3 i senatoriumit 29-vjeçari hidhet nga kati i 3 i senatoriumit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 10:47

KAKAVIJË- Mijëra qytetarë prej orësh po presin në radhën kilometrike në Kakavijë për të shkuar në shtetin grek. Ata shprehen se kanë që në orët e para të m...