Aktualitet

Vrasja e Regis Runajt në Elbasan, arrestohet dhe një i dyshuar tjetër (EMRI)

13 Gusht 2020, 12:08 Nga DOSJA
Vrasja e Regis Runajt në Elbasan, arrestohet dhe një i dyshuar

ELBASAN- Një tjetër person është arrestuar për vrasjen e Regis Runajt, në Elbasan. Dosja.al mëson se në pranga ka rënë Erjon Shehu, kunat i Xhuliano Hoxhës.

Më tej bëhet me dije se Shehu ka qenë në kërkim, pasi është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Runajt pranë varrezave të qytetit.

Pak ditë më parë Policia e Elbasanit arrestoi dy autorët kryesorë të vrasjes së Regis Runajt, të cilët janë Xhuliano Hoxha dhe Euglent Halili. Ata akuzohen se kanë goditur 27 herë me thikë viktimën.

Këta të fundit dyshohet se kanë marrë pjesë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit. Të arrestuarit Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj 4 ditë përpara vrasjes së Ramazanit, kanë qenë prezent në palestrën e këtiji të fundit. Këtu ngrihen edhe dyshimet se ata mund të kenë informuar ekzekutorin për lëvizjet e fundit të viktimës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon shehu regis runaj vrasje ne elabsan erjon shehu regis runaj vrasje ne elabsan

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 10:47

KAKAVIJË- Mijëra qytetarë prej orësh po presin në radhën kilometrike në Kakavijë për të shkuar në shtetin grek. Ata shprehen se kanë që në orët e para të m...