Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, ‘kërcet’ sherri mes të rinjve, njëri shoqërohet në polici

13 Gusht 2020, 13:21 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë,

VLORË– Disa të rinj janë konfliktuar më njëri-tjetrin në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “10 korriku”.

Mësohet se të rinjt, janë konfliktuar fillimisht me fjalë për shkaqe banale, por debati ka agravuar deri në përdprimin e armëve.

Njëri prej tyre, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke përhapur panik tek banorët e zonës. Nga të shtënat, nuk ka pasur të plagosur, ndërkohë që bëhet me dije se personi që ka shtënë me armë zjarri është arrestuar.

Ai aktualisht ndodhet në Komisariatin e Policisë së Vlorës, ku po jep sqarime për ngjarjen. Identitetet e të konfliktuarve nuk dihen ende. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ku Dosja.al ju sjell pamje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme zjarri ne vlore vlore te shtena me arme zjarri ne vlore vlore

Sondazh

Poll