Aktualitet

Nis puna për transformimin e Kopshtit Zoologjik, Veliaj: Dhuratë për fëmijët në 1 Qershorin tjetër

13 Gusht 2020, 11:56 Nga DOSJA
Nis puna për transformimin e Kopshtit Zoologjik, Veliaj: Dhuratë

TIRANË- Kopshti i ri Zoologjik është xhevahiri i radhës që do t’i shtohet shumë shpejt Tiranës, si një hapësirë e transformuar, e përkryer për argëtimin e fëmijëve. Puna për projektin e shumëpritur ka nisur dhe falë investimit nga Bashkia e Tiranës Kopshti Zoologjik po rikonceptohet si një mjedis i përshtatshëm edhe për kafshët, me hapësira çlodhëse për vizitorët dhe parking nëntokësor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se projekti i arkitektëve gjermanë mishëron jo vetëm të bukurën, por edhe një përkujdesje të veçantë për kafshët. “Jam shumë entuziast që dita e parë e punës nis me një projekt fantastik për fëmijët e Tiranës – një projekt, për të cilin kemi vite që flasim me kryeministrin Rama, kemi vite që e projektojmë, derisa morëm dizajnin final nga arkitektët gjermanë, të cilët kanë projektuar kopshte zoologjike në Japoni, Gjermani, Amerikë. Pritja ia ka vlejtur sepse projekti mishëron jo vetëm të bukurën, por ofron një trajtim të veçantë për kafshët”, tha Veliaj. 

Ai shtoi se menjëherë pas fazës së parë të projektit, do të nisë puna edhe për transformimin e Kopshtit Botanik. “Për Njësinë 13 dhe zonën e Liqenit shtohet një tjetër xhevahir. Në fillim rregulluam pjesën e vjetër të Liqenit, më pas liruam pjesën e vjetër në zonën e Farkës, kemi mbaruar pistën e biçikletave, pistën e vrapit, kemi shumëfishuar pemët në gjithë zonën e liruar nga koha e ish-komunës. Ka dalë një hapësirë fantastike. Duke shtuar fazën e parë të projektit, që është Kopshti Zoologjik, dhe më pas me fazën e dytë, që është Kopshti Botanik, në zemër të Tiranës përfitojmë një kontrast shumë të madh midis hapësirës urbane dhe një hapësire pak më të egër dhe ekzotike”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se Kopshti i ri do të jetë gati 1 qershorin e ardhshëm. Një hapësirë e veçantë në këtë kopsht i është dedikuar edhe një teatri kukullash, që do të shërbejë edhe si auditor, ndërsa do të ketë edhe dy klasa si hapësira didaktike. Një nga risitë e projektit është edhe parkimi nëntokësor, i cili plotëson jo vetëm nevojat e vizitorëve, por njëkohësisht edhe të komunitetit përreth.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj kopshti zoologjik erion veliaj kopshti zoologjik

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 10:47

KAKAVIJË- Mijëra qytetarë prej orësh po presin në radhën kilometrike në Kakavijë për të shkuar në shtetin grek. Ata shprehen se kanë që në orët e para të m...