Aktualitet

COVID-19 prek sërish bluzat e bardha, infektohet mjekja në Berat

13 Gusht 2020, 11:38 Nga DOSJA
COVID-19 prek sërish bluzat e bardha, infektohet mjekja në Berat

BERAT- COVID-19 është rishfaqur sërish tek bluzat e bardha. Dosja.al mëson se sot është konfirmuar si e prekur një mjeke në spitalin e Beratit.

Deri tani mësohet se mjekja ka shfaqur simptoma dhe ka rezultuar pozitive nga tamponi i kryer dhe se punon në repartin e alergologjisë.

Mjekja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në banesën e saj. Po ashtu Dosja.al mëson nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat se janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj.

Mjekja është infektuar në një kohë kur në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.  Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 141 raste të reja. Por, sot është shënuar një tjetër viktimë tek Infektivi, pasi ka humbur jetën një mësues nga Mirdita. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konfirmohet e prekur mjekja ne berat koronavirusi ne berat spitali berat konfirmohet e prekur mjekja ne berat koronavirusi ne berat spitali berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 10:47

KAKAVIJË- Mijëra qytetarë prej orësh po presin në radhën kilometrike në Kakavijë për të shkuar në shtetin grek. Ata shprehen se kanë që në orët e para të m...