Aktualitet

13 Gusht 2020, 10:47 Nga DOSJA

KAKAVIJË- Mijëra qytetarë prej orësh po presin në radhën kilometrike në Kakavijë për të shkuar në shtetin grek. Ata shprehen se kanë që në orët e para të mëngjesit që kërkojnë të hyjnë në Greqi, por radha është e madhe për shkak të bërjes së tamponit në Greqi.

Njëri prej tyre qytetarëve shprehet se nuk është faji i shtetit grek, por i Shqipërisë, pasi nuk i ka informuar si duhet për këtë situatë.

Ndërsa një tjetër tha se kishte që në orët e para të mëngjesit që priste e nuk kishte bërë as 500 metra rrugë. “Do detyrohemi ta bëjmë më këmbe edhe tani pas 30 vitesh“, shtoi ai.

Ndërkohë një tjetër qytetarë që ka disa orë që pret u shpreh se nuk e dinte nëse do arrinte në Greqi deri të hënën apo jo, pasi situata është shumë kaotike.

Situata në Kakavijë ka disa ditë që është rënduar për shkak se pala greke është shprehur se do lejojë kalimin e 750 qytetarëve në ditë, dhe të gjithë ata që futet do bëjnë tamponin. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata dhe sot vargu i makinave ishte më shumë se 12 kilometra. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fluksi i makinave ne kakavije radha ne kakavije fluksi i makinave ne kakavije radha ne kakavije

Sondazh

Poll