Aktualitet

E rëndë në Itali/ Kamioni përplas fuqishëm 6 makina, 2-vjeçarja shqiptare shpëton mrekullisht, prindërit në gjendje kri

13 Gusht 2020, 10:18 Nga DOSJA
E rëndë në Itali/ Kamioni përplas fuqishëm 6 makina,

ITALI– Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjenova të Italisë ku mësohet se aty është përfshirë edhe një familje shqiptare. Ndërkohë nga mediat e huaja mësohet se 6 vetura janë përplasur fuqishëm nga një kamion.

Për pasojë disa njerëz përfshirë edhe fëmijë kanë mbetur të plagosur nga ky aksident që ka ndodhur në autostradën Genova-Sestri Levante.

Të paktën  5 persona kanë përfunduar në spital, ku mes tyre ishin edhe 3 anëtarët e familjes shqiptare. Nga raportimi i mediave të huaja mësohet se fillimisht zjarrfikësit arritën të nxirrnin nga makina e shkatërruar nënën 22-vjeçare dhe vajzën e saj 2-vjeçare. Të dyja u dërguan në spital me helikopter, ndërsa babai arriti të nxirrej pak më vonë.

Autoritetet kanë bërë me dije se vajza dy vjeçare është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ka marrë disa lëndime të lehta në bark dhe plagë pak më të rënda në kokë.

Ndryshe nga e mitura, prindërit e kësaj të fundit u dërguan në spital në gjendje më rënduar.

Burimi: Vnotizie

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 2 vjeçarja i shpeton aksidentit 2 vjeçarja i shpeton aksidentit

Sondazh

Poll