Aktualitet

VIDEO/ Kaos në Kakavijë, radha shkon mbi 12 km. Fëmijë e të sëmurë presin në mes të vapës për të hyrë në Greqi, pa

13 Gusht 2020, 09:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Kaos në Kakavijë, radha shkon mbi 12 km. Fëmijë e

KAKAVIJË- Situata në pikën kufitare në Kakavijë vijon të jetë e renduar. Pala greke prej ditësh tashmë nuk lejon asnjë qytetarë që të futet ne territorin e tyre pa bërë tamponin e COVID-19.

Dosja.al mëson se situata është rënduar mëngjesin e sotëm, ku tashmë radha ka shkuar në më shumë se 12 kilometra, pasi shumë qytetarë kanë disa ditë që presin në radhë për të kaluar.

Përveç radhës që krijohet nga bërja e tamponit në kufi dhe plotësimit të një formulari për sigurinë, prej 6 gushtit dogana punon vetëm ditën, pasi ora 22:00 deri në orën 06:00 hyrjet dhe daljet e  Greqisë janë të mbyllura.

Ndërkohë nga data 16 gusht, situata do të jetë ndryshe pasi çdo qytetarë që do futet në Greqi do izolohet për një javë.

Për situatën ka ardhur dhe një reagim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila shprehet se qytetarët duhet të respektojnë rregullat dhe t’i njohin ato që të mos krijojnë radhë në kufi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radha në kakavaijë situata ne kakavije radha në kakavaijë situata ne kakavije

Sondazh

Poll