Art&Argëtim

Mendonin se ishte afroamerikane, ndjekësit akuzojnë Rita Orën për falsifikim të prejardhjes: Qenka shqiptare, edhe prindër

12 Gusht 2020, 17:52 Nga DOSJA
Mendonin se ishte afroamerikane, ndjekësit akuzojnë Rita Orën

SHBA– Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po akuzohet për falsifikimin e prejardhjes së saj në rrjete sociale.

Kjo ka ardhur si pasojë e disa komentuesve në rrjetin social Twitter, të cilët zbuluan se këngëtarja është shqiptare dhe jo afroamerikane.

Këto akuza janë ngritur pasi shumë persona mendojnë se ajo po shtiret sikur i përket një kulture tjetër duke e quajtur atë ‘blackfishing’. Ky është term i cili përdoret për personat të cilët falsifikojnë prejardhjen e tyre, duke përvetësuar një kulturë tjetër.

Në fotot ku Rita shihet me gërsheta të stilit afro-amerikane kanë vërshuar komentet negative nga ana e ndjekësve.
Kur e zbulon se Rita Ora nuk është një person me ngjyrë dhe që të dy prindërit e saj janë të bardhë. Ajo ka qenë duke falsifikuar prejardhjen”, ka shkruar një komentues.

Nga ana e Ritës nuk ka ardhur asnjë reagim për akuzat e ngritura mirëpo duhet thënë se ajo gjithmonë e ka pranuar se është me origjinë shqiptare dhe asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz akuza këngëtare rita ora akuza këngëtare rita ora

Sondazh

Poll